ShowBiz

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktori i ‘James Bond’






               Publikuar në : 11:41 - 27/06/19 |
mapo.al

Aktori Bryan Marshall, i njohur për rolin e komandantit Talbot në James Bond, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga agjentja e tij, Esta Charkham, e cila shkroi të mërkurën: “Është shumë e trishtuar që shoku im i vjetër Bryan Marshall vdiq. Një aktor i mrekullueshëm, ishte aq i mirë sa ju nuk e vutë re kurrë”.


Marshall shkëlqeu gjithashtu në filmin “The Spy Who Loved Me” dhe “Neighbours”. I lindur në Battersea të Londrës, Marshall e filloi karrierën e tij të aktrimit në vitet ’60 me një rol dinamik në filmin “Alfie”.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas