Aktualitet

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7-të e COVID-19 në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:06 - 26/03/20 |
mapo.al

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.


85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas