Aktualitet

Ndërron jetë nga koronavirusi babai i Berat Buzhalës, postimi prekës i gazetarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 11/07/20 |
mapo.al

Gazetari i mirënjohur nga Kosova, Berat Buzhala përmes një njoftimi  në Facebook ka treguar se babai i tij ka ndërrruar jetë pasi ishte i prekur nga Covid-19.


Postimi i Plotë


Miq dhe mikesha,


Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen 🥰.


Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.

Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas