Një ngjarje e rëndë është shënuar sot pas pak mesdite në plazhin e Borshit, ku një person ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Sipas informacioneve paraprake, në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt.
I moshuari fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.