Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndërron jetë Sherif Merdani, diplomati i burgosur i muzikës

by mapo.al
29/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Artisti i merituar Sherif Merdani ka ndërruar jetë sot. Merdani vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik me 16 vite.

Sherif Merdani, një përpunues dhe artizan i rrallë i këngës së lehtë, shqipe. Një bir i rrënjëve të kulturës shkodrane dhe asaj korçare, prej ku buroi dhe pasioni i tij për këngën, i cili më tej do ta shndërronte në një kantautor mjaft të moçëm e të vlefshëm.



I destinuar të ishte i presekutuar dhe i kufizuar në zgjedhjet e tij që në vogëli si pasojë e një incidenti ku babi i i tij u arrestua duke i sekuestruar florinjtë dhe gjithë pasurinë e mbetur.

Udha e karrierës dhe pasioneve për Merdanin u vështirësua, po me siguri fati e deshi kështu, që ta lidhte me miq, siç i quante ai, të jashtëzakonshëm, plot talent me të cilët riprodhoi atë çfarë dëshironte më së tepërmi, muzikën, këngën.

Në kujtimet e Merdanit teksa rrëfehej mbizotëronin pasazhet bredhjet me grupin dhe nëpër repartet ushtarake, e madje dhe dueti i parë romantik, duke e konsideruar si fillimin e tij në muzikën e lehtë.

Në rrëfimet e Merdanit veçse njihesh me të shkuarën e tij, paksa orientohesh dhe në hapsirën e gjatë kohore të dikurshme.

***

E shkuara, jeta dhe rrëfimet e Sherif Merdanit
Netët e këngës ende kishin frymën e të larmishmes, dëgjoheshin pasazhe në gjuhën italiane, angleze, etj. Mund të kthehej në vitet e ashtuquajtura “liberale”, ku Merdani studionte në degën, Histori-Gjeografi.

Në këto vite Sherif Merdani u njoh me fizarmonicistin e nivelit botëror, Agim Krajkën, të cilin e njihte mirë që në Korçë ku kishte bërë ushtrinë.(Më vonë bën dhe një deklaratë akuzuese për këtë të fundit.)

Me takimin e tij nisën dhe emocionet e mëdha, teksa ftesa e parë ishte për tek Radio Tirana. Dhe prej aty tingujt i hapën rrugën drejt pjesëmarrjes në Festivalin e IV-të në RTSH.

Regjimi e dërgoi si mësues, pas përfundimit të studimeve, drejt qytetit të Lirazhdit, për të cilin punoi, jo vetëm për kulturën por edhe për ti ndryshuar atmosferën tërësisë së qyetetit.

Duke punuar e duke bërë emër, Merdani u shndërrua në një nga vlerat më të rëndësishme për Librazhdin, njëlloj sa ç’ishte plani i hekur-nikelit, si pasuri ekonomike.

Kështu, puna e tij e ndihmoi të kthehej përsëri në RTSH, me siguri për një mundësi të dytë.

Merdani priste të njihej tashmë nga Shqipëria mbarë, ishte gati.

Por duke ardhur nga një familje tregtarësh, pavarësisht sa i lumtur ishte ai, pavarësisht sa shpirt jepte në interpretim dhe në këngë, kënga e tij u zhduk sërish.

Stili europian, me staccato, nuk mund të lejohej, e kurrsesi një artist që jepte shpirtin në këngë.

Por me pak ndihmë, ai arriti të futej si personazh në muzikë, dhe ja doli vërtetë, këndoi në Festivalin e XI-të, madje duke zënë dhe vendin e parë nëpër anketa.

“Sherif Merdani, nga Merdanët e Korçës”, ana antiparti në librin e udhëheqësit Enver Hoxha dhe emri që mbizotëroi atë të diktatorit në zërin e radios.

Në një intervistë të dikurshme, Merdani rrëfente për histori të këndshme nga jeta e tij, çaste nderimi për popullin shqiptar.

“I ftuar në “Maurizio Costanzo Show” në Itali, Costanzo deshi të bënte ironi me mbiemrin tim që në italisht tingëllon keq. Unë live ia mora hakun, vendçe!

I tregova historinë e një ushtaraku italian, figurë e njohur politike, i cili gjatë pushtimit erdhi në Shqipëri, e kishte emrin Ettore Mutti dhe shqiptarët e thërrisnin me zë të lartë nga mbiemri, për ta tallur e poshtëruar.

Të nesërmen kam marrë me mijëra urime e përgëzime nga emigrantët tanë në Itali.”

Por përveç këtyre fazave që magnetotruri i fikson mjaft mirë, janë dhe të tjera të shkruara qartë e të pavdekshme.

Një periudhë e errët e jetës së tij, ajo çfarë në tërësi në fakt lëndoi dhe gjithë shqiptarët në heshtje ishte burgosja e tij në vendet më të errëta, më të vuajtura të Shqipërisë.

Burgu, shprehej Merdani, është asgjësim, i barazvlefshëm me vdekjen, dhe të kapësh për një herë të dytë jetën, është rastësi e madhe.

“Unë lexoja e studioja 18 orë, fishkëlleja në një dhomë 8 me pesë, këndoja. Këtë e quaja pushim. Pjetër Arbnori me të cilin kam ndenjur nja 8 vjet, më thoshte: “Sherif, je artist e të falet, por nuk na kanë sjellë për të jetuar këtu, na kanë sjellë për të vdekur..” – ma thoshte si prej Korçe.

Burgu i Burrelit e shndërrroi në një intelektual, të madhin Sherif Merdanin.

Ndonëse aty përjeti një nga eksperiencat më të tmerrshme, kishte diçka që i erdhi në mirë, njohja me intelektualë, filozofë, mësues të ndryshëm të cilët gjendeshin nëpër ato qeli.

Më vonë, Sherif Merdani teksa ka folur dhe për dënimin e tij, ka zbuluar edhe emrin e një prej artistëve që sipas tij ishte i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit.

“Një nga këta që spiunonin ishte edhe Agim Krajka (kompozitor). Ma ka thënë vetë që përpilonte raporte për artistët që udhëtonin jashtë nëpër turne.

Madje ju them edhe pseudonimin që e kishte Belini”, është shprehur Merdani.

Nga burgu, Mersani doli në 1989.

Më tej Merdani u bashkua me figurat e njohura të cilat vijonin ta donin shumë për artin e tij si Frederik Ndoci me motrat, shkrimtari Nasi Lera.

Kështu ai shprehu dëshirën e madhe si i papërmbajtur për të kënduar. Këta të fundit e dërguan në estradën e Korçës.

Teatri sa nuk shembej!

Në një përkujtimore të Fishtës në Shkodër, ku këndoi 9 këngë të orkestruara nga Shpëtim Saraçi u njoh dhe me bashkëshorten e tij.

Ai u njoh me Rozalbën, dhe lidhja e tyre kishte hapa mjaft të shpejtë, madje atëherë kur në Shqipëri as që mendohej ata të dy bashkëjetuan.

Më vonë, shumë vonë, siç i është dashur ta jetojë çdo edicion të jetës, më me vonesë se çdokush tjetër, çifti Merdani-Rozalba u bekuan dhe me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Gerardit.

Teksa kthehej sërish në eksperiencën e burgut ai e përmendte atë si një ndikim në kulturën e përgjithshme.

“Një artist duhet të jetë i kompletuar. Kjo edhe i mungon artit shqiptar sot. Mjafton të shikosh spektaklet italiane. Aty vlerësohen pa ndalim këngëtaret e brezit tim. Këtu ndodh e kundërta. Kënga është memoria e një kombi!

Zoti është treguar bujar dhe fisnik pas errësirës,” – tregonte ai.

Pavarësisht ndjenjës së dridhur, ai kurrë nuk lodhej me këngët, i ndjehet në çdo fjalë, dhe sa herë prononcohej.

Dhjetor 1970, Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Dhjetor 1971, Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Dhjetor 1971, Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Dhjetor 1971, Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Dhjetor 1972, Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Dhjetor 1972, Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Dhjetor 1972, Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Dhjetor 1995, Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Dhjetor 1997, Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”

Tags: Ndërron jetëSherif Merdani

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
United i falet Greenwood, fiton me polemika në transfertën ndaj Wolves

United i falet Greenwood, fiton me polemika në transfertën ndaj Wolves

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In