Aktualitet

Ndërron jetë ylli i kinematografisë franceze, kush ishte Jean-Paul Belmondo














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 06/09/21 |
mapo.al

Ka ndërruar jetë aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo. I njohur gjerësisht për shqiptarët me rolin në ‘Zhos Profesionisti’, aktori ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, Michel Godest.







Belmondo, i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet 60 dhe 70. I lindur në 1933 në Paris, ai ndoqi shkolla të ndryshme private para se të përpiqej të bëhej boksier.







Ai pastaj aplikoi në Akademinë prestigjioze Kombëtare të Arteve Dramatike dhe u pranua në vitin 1952, duke vazhduar të gëzonte sukses në disa prodhime teatrore.





Ai ishte djali i një skulptori, që kishte kultivuar ëndrrën për t’u bërë sportist, por pas debutimit në dy filma e kuptoi që e ardhmja e tij i përkiste kinemasë.

Ai do të mbahet mend si një nga aktorët më të spikatur të viteve 1960, 1970 dhe 1980, duke qenë një prej përfaqësuesve të së ashtuquajturës “Nouvelle Vague” (Vala e Re).

Në karrierën e tij 50-vjeçare, ai është shfaqur në më shumë se 80 filma dhe ka punuar me regjisorë të shquar francezë.

Disa prej filmave më të mirë ku Belmondo ka qenë protagonist ishin “Breathless” (1960) dhe “That Man from Rio” (1964).

Bashkëpunëtor dhe “rival” me Alain Delon, Belmondo me buzëqeshjen e tij “djallëzore” mishëronte më së miri rebelimin rinor në filmat e Godardi-t.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas