fbpx

ShowBizz

Ndërron lëkurën çdo dy javë, ja vajza që shfaqet në “Vogue Italia”






               Publikuar në : 12:37 - 21/09/19 |
mapo.al

Një vajzë e cila vuan nga një çrregullim i rrallë, që i shkakton rënie lëkure çdo 12 ditë, është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia”.


Jeyza Gary ka treguar për revistën prestigjioze se ka lindur me lamellar ichthyosis. “Është një çrregullim që prek 1 në 100 000 persona. Kur isha e vogël kisha një lëkurë shumë të shndrritshme dhe shumë të tërhequr. Më vizituan kudo dhe pas disa muajsh më diagnostifikuan”-ka thënë Gary, e cila është ndalur edhe tek përfshirja e saj në industrinë e modës, ardhur si rrjedhojë e nxitjes së një shoqeje gjimnazi.



“Unë nuk jam angazhuar në modë vetëm për qëllime personale. E kam bërë sepse dua që njerëzit të më shohin dhe të marrin guximin, kurajon për të pranuar veten. Nuk kam patur kurrë përgjatë jetës sime një person të idealizuar, sepse familja ime ka qenë gjithnjë aty për të më thënë se jam e mirë dhe perfekte në papërsosmërinë time”- është shprehur Jeyza Gary, e cila padyshim që ka sjellë një frymë të re në industrinë e modës.

View this post on Instagram

Evolution

A post shared by Jeyźa (@lyricallydiverse) on

 


Etiketa: ,

Pas