Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshton me fakte pohimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se janë hedhur themelet e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ajo ka publikuar në “Twitter” foto nga trualli i shkollës, ku qartazi duket se nuk është marrë përsipër asnjë hap.
“Janë hedhur themelet te Samiu, paska thënë Erion Veliaj. Këto janë mashtrues ordiner dhe për gjëra që vërtetohen lehtë, imagjino për të tjera që nuk duken! Që herën e fundit, para tre javësh, kur PD ishte atje, nuk ka asnjë ndryshim”, ka shkruar Tabaku krahas fotografive.
Veliaj deklaroi para pak kohësh se gjimnazi “Sami Frashëri” do të rindërtohet me fonde nga Bashkimi Europian.
Mirëpo, delegacioni i BE-së e përgënjeshtroi deklaratën e kryebashkiakut, duke thënë se gjimnazi i kryeqytetit nuk do të jetë pjesë e programit “EU4Schools”.
Postimi i Jorida Tabakut në “Twitter”:
“Jane hedhur themelet te Samiu” paska thene EV. Keto jane mashtrues ordiner dhe per gjera qe vertetohen lehte, imagjino per te tjera qe nuk duken! Qe heren e fundit para 3 javesh kur PD ishte atje nuk ka asnje ndryshim! pic.twitter.com/Eb60kPFrn2
— Jorida tabaku (@jorida_tabaku) November 25, 2020