Aktualitet

Ndërtuar nga “Salillari”, shembet rruga në Borsh – Kushtoi miliona euro (FOTO)









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 08/01/21 |
mapo.al

Shembet një pjesë rrugës Qafë e Llogarasë-Sarandë në lagjen Vonja të Borshit nga reshjet e shiut.



Rruga që ka kushtuar miliona euro nga taksat e qytetarëve, është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga “Salillari”. Siç duket, ky segment i rinovuar, nuk e nxori dimrin e parë, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve në aksin që dyndet nga lëvizja e automjeteve përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik, por jo vetëm.


Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrrje për evitimin e kalimit në këtë aksi rrugor si dhe njofton ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në këtë segment.




Gjithashtu njoftohet se specialistët ndodhen në vendngjarje dhe po vlerësojnë situatën.



<
>
_YT.00_03_41_11.Still014 _YT.00_03_47_10.Still015 _YT.00_03_52_01.Still016 _YT.00_03_56_10.Still017 _YT.00_04_01_05.Still018 _YT.00_04_07_03.Still019 _YT.00_03_36_00.Still013

 


Njoftimi i ARRSH:

Informacion për opinionin publik dhe median.

Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.

Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas