Mërgim Mavraj ka edhe një ndeshje “out” për të shlyer, si pasojë e pezullimit me 3 takime, pas kartonit të kuq ndaj Skocisë në Nations League. Futbollisti i Ingolstadit dhe lider i kombëtares, megjithatë, i jep zemër shokëve të ekipit, duke pritur me padurim rikthimin në fushë ndaj Moldavisë, më 11 qershor në “Elbasan Arena”.