Barazimi i djeshëm mes Kukësit dhe Partizanit nuk u prit mirë nga Safet Gjici, që për Partizanin ishte ruajtja e kryesimit të hershëm ndër për Kukësin, fatkeqësisht ishte një hap larg titullit kampion. Presidenti i verilindorëve u nervozua shumë jo vetëm në stadium por dhe në intervistat që aid ha për mediat pas ndeshjes.
Sipas raportimeve, presidenti i klubit verilindor Gjici, nuk ka takuar asnjë prej anëtarëve të skuadrës dhe është larguar menjëherë nga stadium pas ndeshjes.
I pari që ka përfunduar në shenjestrën e Gjicit ka qenë qendërmbrojtësi Adrian Cuculi, i cili në sfidën e djeshme ishte dhe kapiten i skuadrës. Cuculi ka humbur kohën e ndërhyrjes në dyluftimin me Asanin, duke shkaktuar penalltinë që u shndërrua në gol dhe solli barazmin përfundimtar të ndeshjes, e cila duhej të rikthente në korsinë titull Kukësin.
Por edhe blerjet e bujshme të janarit, Eduard Rroca e Vasil Shkurtaj, kanë dështuar në pritshmëritë e tyre, pasi impakti nuk ka qenë ai i duhuri dhe ndonëse Kukësi arriti ta ngushtonte diferencën në vetëm 3 pikë, rrëshkiti sërish rrugës dhe, me 9 ndeshje nga fundi i kampionatit, e sheh veten 9 pikë poshtë Partizanit dhe vetëm matematika i mban gjallë shpresat e bluve të Kukësit, ndonëse morali tashmë duket i rrënuar.