fbpx

Sport

Ndeshja me Francën, Hysaj: Prezenca e Tottit më jep kënaqësi





               Publikuar në : 19:42 - 16/11/19 |
mapo.al

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll përballë Francës fazën kualifikuese të grupeve të Euro 2020.


Kuqezinjtë e Edi Rejës janë jashtë garës për në raundin tjetër, por ndaj “gjelave” ky 90 minutësh mban vlera prestigji.



Diçka të tillë e pohon edhe kapiteni, Elseid Hysaj, i cili në konferencën për shtyp vlerësoi kampionët e Botës.


Takimi mes Shqipërisë dhe Francës luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania Stadium”, i vlefshëm për grupin H.

Besoj që ne në këtë ndeshje do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër. Do të jetë ndeshje më e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë në ekip si Grizman dhe Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikueset e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër më shumë se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë”.

A ju motivon Toti, pasi do jetë në stadium?

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmojë tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dhe dua të rikuperoj vendin tim aty dhe pastaj të shohim”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas