Sonte luhen takimet e dyta mes Manchester City-Totteham. Skuadrat duket të jenë tepër të forta, pasi që në minutat e para Manchester City e ka nisur sfidën vrullshëm. Në minutën e 4’ Raheem Sterling shënoi për Cityn, por lumturia e tyre nuk zgjati shumë. Tre minuta më pas, pra në minutën e 7’ Heung-Min Son ktheu golin duke e barazuar ndeshjen.
Papritur e pa ndjerë, Tottenham e përforcoi rezultatin për këtë ndeshje në minutën e 10’ sërish falë golit të Heung-Min Son, por ajo që e bëri më interesante këtë ndeshje ishte goli i Bernardo Silva në minutën e 11’, duke barazuar rezultatin 2-2.
/MAPO.AL/