Në Gjirokastër po luhet sfida e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Luftëtarit dhe Partizanit.
51′ Abazaj, 70′ Rapo / 26′ Asani, 30′ Gojkoviç
Minutë pas minute
70′ GOOOL Rapo. Luftëtri barazon shifrat, 2-2
68′ Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Abazajt.
65′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Shkurtaj në vend të tij, Marko Aurelio.
63′ Jakovljeviç nuk arrin të godasë me kokë pas një krosimi nga këndi.
60′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanit, gjuan Asani, topi i shpëton nga duart portierit Athanasopulos, por e rikuperon sërish.
59′ Luftëtari merr zemër pas golit të shënuar dhe kërkon golin e barazimit.
57′ Provon Partizani me Prognin, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar në goditje nga këndi.
51′ GOOOOOL Luftëtari 1-2. Kristal Abazaj ka realizuar nga një këndi i pamundur duke surprizuar të pranishmit. Asist fantastik i Rrocës.
48′ Luftëtari në sulm, në kërkim të golit të parë.
46′ Starton pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
45+2′ Kulum godet rrezikshëm nga e majta, topi kalon ngjitur me shtyllën.
45+1′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë pë ndërhyrje të ash[ër ndë mesfushë.
43′ Pranë golit të parë Luftëtari me Shkurtajn, por gjuajtja e sulmuesit me kokë ka përfunduar mbi kuadrat.
39′ Ka momente tensioni mes futbollistëve, teksa pas një faulli të akorduar në favor të Partizanit, Ramadani është konfliktuar me Gojkoviç. Protesta edhe nga ana e tifozëve vendas, për anësorin dhe gjyqtarin kryesor.
30′ GOOOOOOOL Partizani 0-2. Fantastik kryeqytetasit. Pas një faulli nga e djatha, Progni ka harkuar në zonë, aty ku Gojkoviç ka dërguar topin në rrjetë duke dyfishuar rrezultatin.
26′ GOOOL Partizani. Asani futet bukur në krah dhe godet duke lënë të shtangur portierin, të cilit i mbetet vetëm të shoqërojë topin me sy
19′ Pranë golit Partizani me Prognin, por në momentin e fundit ka ndërhyrë kapiteni Beqiri duke larguar topin në këndore.
15′ Rreziku i parë në portën e Luftëtarit, Belica pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.
7′ Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.
5′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.
2′ Pranë golit Luftëtari, Bregu lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.
1′ Nis takimi në Gjirokastër/ panorama sport
Në Gjirokastër do të luhet sot sfida e javës së 33 të Superligës mes Luftëtarit dhe Partizanit.
Skuadra e drejtuar nga Lika ka bërë një edicion të shkëlqyer por për të blinduar vendin e 3 që të çon në Europë duhet të mposhtë Partizanin.
Nga ana tjetër kryeqytetasit vijnë pas një ecurie tepër negative dhe sot kanë mundësinë e fundit për t’i ushtruar presion gjirokastritëve për vendin e 3. Diferenca mes këtyre skuadrave është 5 pikë, me Partizanin që renditet i 4-i me 46-t pikë.