Kryesore

Ndëshkim amerikan për Kosovën, anulon vizitën Gjenerali i Gardës Kombëtare






               Publikuar në : 19:17 - 11/02/19 |
mapo.al

Gjenerali amerikan i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Zëri i Amerikës, i cili raporton se gjenerali pritej të qendronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë.


“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar për shkak të tarifave në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Po kështu mediat në Kosovë njoftuan se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre për anulimin e kësaj vizite. Në letër thuhet mes tjerash se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Por ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara. “Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, thuhet në përgjigjen e tyre për VOA.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifën prej 100 për qind per gjithë mallrat dhe produktet nga Serbia. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar në vazhdimësi Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas