Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndëshkim politikës/ Komediani zgjidhet me shumicë votash President

by ro ot
22/04/2019
in Bota, Kryesore
0

Volodimir Zelenskiy, aktor satire në televizion, arriti fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës. Sondazhet e para tregojnë se ai ka marrë rreth tre herë më shumë vota se rivali Petro Poroshenko, i cili e pranoi humbjen mbrëmë.

Mbështetësit e zotit Zelenskiy thonë se vendi ka nevojë për një të njeri të papërzier me politikën, për të luftuar korrupsionin e përhapur, por kritikët thonë se Rusia mund të përpiqet të përfitojë nga një mungesë përvoje e presidentit të ri.



Aktori 41-vjeçar i satirës, i cili nuk ka asnjë përvojë politike do të jetë udhëheqës i një vendi në luftë me Rusinë.

“Ne e arritëm këtë së bashku. Faleminderit të gjithëve! Nuk do të mbaj fjalime patetike, thjesht dua t’ju them faleminderit,” tha President i zgjedhur, Volodimir Zelenskiy.

Zoti Zelenskiy arriti të bashkojë në një të vetme fushatën në mediat sociale me imazhin e tij si i jashtëm dhe të përfitojë nga zemërimi publik ndaj politikave vjetra të nepotizmit dhe korrupsionit.

Rivali i tij tashmë i mposhtur – Petro Poroshenko, i shprehu urimet e tij:

“Unë do të largohem, por dua t’ju njoftoj në mënyrë të vendosur se nuk do të largohem nga politika”.

Zoti Poroshenko më vonë shkroi në Twitter:

“Shihni festimet në Kremlin për rezultatin e zgjedhjeve. Ata besojnë se me një president të ri, pa përvojë, Ukraina mund të kthehet shpejt në orbitën e ndikimit të Rusisë”.

Megjithatë, ishte ritmi i ngadalshëm i reformave dhe dështimi për të përmirësuar standardet e jetesës që i kushtuan zotit Poroshenko një mandat të dytë, thotë analisti Anatoliy Oktysyuk:

“Fitorja e Zelenskiy-t është një referendum për mosbesimin ndaj ish-politikanëve.”

Kritikët theksojnë lidhjet e Zelenskiy-t me oligarkun në mërgim Ihor Kolomoisky, i cili akuzohet për mashtrim bankar dhe ka në pronësi kanalin televiziv që transmeton programin satirik të presidentit të zgjedhur.

Zelenskiy është zotuar të vazhdojë rrugën pro-perëndimore të Ukrainës, pesë vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe nga pushtimi i Ukrainës lindore.

“Unë mendoj se do të instalohet një model më pragmatik i bashkëpunimit me Rusinë, se gradualisht do të rivendoset një bashkëpunim ekonomik. Por konflikti nuk do të zgjidhet. Gjatë pesë viteve të fundit, ka pasur një çarje shumë të rëndësishme. Sapo Zelenskiy ta përpiqet ta kapërcejë atë, ai do të përballet me rezistencë nga radikalët, nacionalistët dhe kundërshtarët e tjerë politikë”, thotë Anatoliy Oktysyuk.

Zoti Poroshenko pritet të dorëzojë pushtetin muajin e ardhshëm – duke i dhënë komedianit që luante rolin e presidentit në televizion, mundësinë për të provuar sfidat e presidencës së vërtetë. Është një hap i madh në të panjohurën politike dhe një tregues se sa të dëshpëruar janë ukrainasit për ndryshim. /VOA

Tags: komedianPresidentUkrainëVolodimir Zelenskiy

JU SUGJEROJME

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Next Post
Kush është miliarderi që humbi 3 fëmijët në masakrën e Sri Lankës

Kush është miliarderi që humbi 3 fëmijët në masakrën e Sri Lankës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In