ShowBizz

“Ndihem sikur duan të më vrasin”/ Kanye West flet për bipolaritetin






               Publikuar në : 13:54 - 29/05/19 |
mapo.al

Kanye West, i njohur për çrregullime emocionale, ka folur së fundmi hapur për bipolaritetin e tij në emisionin e David Letterman. 41-vjeçari u shpreh se ky çrregullim e ka shndërruar në një paranojak të tmerrshëm dhe se e ka bërë që t’i shohë njerëzit përreth si aktorë.


“Kur je në atë gjendje, je super paranojak për çdo gjë. Njerëzit kanë përvoja të ndryshme, por kjo është e imja. Çdo gjë ngjan si konspiracion. Çdokush të duket si aktor. Të duket sikur qeveria të ka vendosur ndonjë çip në kokë. Të duket sikur po të përgjojnë. Ndjen shumë gjëra. Ka edhe momente kur të duket sikur çdokush do të të vrasë. Nuk i beson më askujt”– u shpreh reperi, i cili nuk ngurroi të kthente kokën pas dhe të kujtonte një episod nga trajtimi i tij klinik, në nëntor të 2016-ës.



“Të prangosin, të drogojnë dhe të shtrijnë në krevat dhe ti izolohesh nga çdokush që njeh. Kur je në këtë gjendje, duhet të kesh dikë tek i cili ke besim. Është diçka mizore dhe primitive. Nëse nuk mjekohesh çdo ditë që të qëndrosh në një gjendje të caktuar, ka mundësi të arrish në atë pikë sa mund të përfundosh në psikiatri”- tha bashkëshorti i Kim Kardashian.

Kanye West u diagnostifikua në moshën 39-vjeçare me këtë çrregullim emocional. Kujtojmë se vitin e kaluar publikoi albumin “Ye”, ku përmes këngëve rrëfente realitetin e jetës bipolare.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas