Aktualitet

Ndihma për Italinë, Salvini telefonon Ramën: S’do ta harrojmë kurrë, do vij të takoj shqiptarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 29/03/20 |
mapo.al

Ish-zv/kryeministri italian, Matteo Salvini e lideri i Partisë Lidhja ka telefonuar sot kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.


“Faleminderit populit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë”, ka thënë Matteo Salvini.


“Sapo të mbaroj emergjenca”, ka premtuar ish-ministri i Brendshëhm, “do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij”.


Zyra e shtypit e liderit të Lidhjes ka deklaruar se raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqiptar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.


“Edi Rama dhe më parë ka qenë përherë i disponueshëm për të ndihmuar Italinë në shpërndarjen e emigrantëve“, thekson Lega.

Shqipëria dërgoi një ditë më parë 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të nisin menjëherë punën në spitalet e Breshias e Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intesive.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar./ Alba Kepi


Etiketa: , , , ,

Pas