Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar pas denoncimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se po shkarkohen në Ministri të Brendshme ndihmat e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një njoftim për mediat, SHÇBA sqaron se pakot ushqimore janë provat e sekuestruara në operacionin e datës 28 nëntor, ku u arrestuan në flagrancë për mashtrim dhe shpërdorim detyre 2 punonjës policie, 1 punonjës i shërbimit zjarrfikës, si dhe u proceduan penalisht 2 shtetase.
Më tej, SHÇBA u bën thirrje mediave të kontaktojnë për të marrë informacion zyrtar, për të shmangur dizinformimin e publikut.
***
Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se: Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.
Drejtoria e Pergjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut. SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.
Lexo edhe:
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Qeset me ndihma përfundojnë në Ministrinë e Brendshme