Kryesore

Ndihmë për zgjedhjet: Cipras shpreson tek Shqipëria për zgjerimin e detit




               Publikuar në : 20:30 - 11/02/19 |
mapo.al

Disa muaj përpara zgjedhjeve, kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk duket mirë në sondazhe. Sipas Reuters, që ka publikuar një koment se si shpreson Cipras të fitojë pikë deri në ditën e zgjedhjeve, Syriza është shumë mbrapa në sondazhe.


Cipras ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Maqedoninë dhe e ka nxjerrë vendin jashtë një marrëveshje shpëtimi turpëruese.

Megjithatë borxhi dhe papunësia mbeten një shqetësim i madh në vend.

Një lëvizje e mundshme e Cipras, sipas Reuters, është që të arrijë marrëveshje për zgjerimin e kufijve detarë të Greqisë nga 6 në 12 milje.

Kjo do qetësonte nacionalistët, por do zemëronte Turqinë, shkruan agjencia.

Pyetja që lind është nëse kryeministri Edi Rama do e pranojë këtë marrëveshje. Jo vetëm kaq, a do jetë gati presidenti Ilir Meta që të pranojë vendosjen e kufijve detarë me Greqinë në këto kushte? Një sinjal ai e ka dhënë sa i përket plotfuqisë për negociata.

Nga ana tjetër, a është Rama gati për të marrë përsipër një kosto të tillë në publik? Sa i përket Turqisë, Rama ndoshta nuk i druhet zemërimit të Erdogan, pasi nëse i referohesh raportimeve për çështjen e Air Albania dhe Aeroportit të Vlorës, gjërat mes Ramës dhe Erdogan nuk janë mirë.

Situata të tilla e kanë vendosur në siklet Edi Ramën, që po ashtu duhet të zgjedhë edhe mes Berlinit dhe Uashingtonit kur bie fjala për çështjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.


Etiketa: , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas