Aktualitet

Ndihmësit e Navalny-t: Gjurmët e agjentit nervor janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 17/09/20 |
mapo.al

Gjurmët e agjentit nervor, me të cilin supozohet të jetë helmuar politikani rus, Aleksei Navalny, janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku ka qëndruar ai para se të sëmurej, ka thënë ekipi i tij.


Navalnyt i është përkeqësuar gjendja në një fluturim në Siberi në muajin gusht.


Gjermania ka thënë se ai është helmuar me agjent nervor, Noviçok. Fillimisht ishte besuar se kritiku i Kremlinit mund të jetë shënjestruar në aeroport.



“Tani e kemi kuptuar: Helmimi është kryer para se ai të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport”, është thënë në një postim në llogarinë e tij në Instagram.


Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe kritiku i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, aktualisht është duke u trajtuar në një spital gjerman në Berlin.


Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit.

Kremlini mohon përfshirjen në këtë rast dhe ka thënë se nuk ka të dhëna që në këtë incident është përdorur ndonjë agjent nervor./REL


Etiketa: , ,

Pas