Kronika

Ndihmohej nga një oficer policie, si lidhte Hajri Seferi grupet kriminale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 28/10/18 |
mapo.al

Një nga personat i cili është përgjuar më shumë dhe çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale në operacionin “Vol-Vo 4” është Hajri Seferi. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Seferi ishte urë lidhëse dhe koordinon punët mes tyre. Nga përgjimet ai rezulton të ketë patur lidhje me Abedin Kuçin ne Sarandë të cilit i kishte siguruar disa herë lëndë narkotike.





Gjithashtu ai rezulton të ketë patur kontakte me Armando Siporin, i cili është njohje e Astrit Avdylit. Në Korrik të vitit të kaluar në makinën e Hajri Seferit u vendos një pajisje përgjuese. Bisedat e transkriptuara faktuan aktivitetin kriminal të tij, pasi ai dëgjohet teksa diskuton për çmimin, cilësinë dhe transportin e drogës. Në aktivitetin e tij Seferi është ndihmuar edhe nga një oficer policie në Antidrogen e Fierit, Bledar Koçi. Sipas hetimeve, ky oficer shiste informacion tek grupi i Hajri Seferit, duke dëmtuar shpesh aksionet.

Lexo edhe :  Iu premtonin të huajve shtetësi shqiptare për 1500 euro, arrestohen 3 persona

Ne dosje thuhet se efektivi ka njoftuar Hajri Seferin se në makine kishte një pajisje përgjuese. Kjo detyroi policinë ta heqë pajisjen nga aty. 41-vjeçari, në dosje thuhet se, paratë i investonte ne aktivitete tregtare pasi në përgjime është kapur nje bisedë ku ai fliste për 500 mijë Euro. Por nga verifikimi i bërë deri tani ky person apo të afërm të tij, nuk kanë biznese të deklaruara. / Tv Klan




 



1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas