Aktualitet

Ndihmoi atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata lë në burg Arjol Halilajn





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 07/05/20 |
mapo.al

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.


Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në rrethana cilësisuese për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.


SPAK e akuzon se ka patur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.


Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën “arrest me burg”.


LEXO EDHE: 

Zbulohen emrat e dy personave të tjerë që qëlluan mbi Prokurorin Ndoja



CLOSE
CLOSE
Pas