Aktualitet

Ndihmonin njerëz për kalim të paligjshëm të kufirit, 5 në pranga dhe 8 në kërkim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 14/07/20 |
mapo.al

5 pesona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënien e ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit.


Në pranga ranë:


Mirdash Xhani, 58 vjeç, Iljaz Berisha, 58 vjeç, Igli Gripshi, 64 vjeç, Arben Ndreka, 49 vjeç, banues në Durrës dhe Elton Baroka, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë.


Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me të shpallurit në kërkim ndihmonin në kalimin e kufirit njerëz që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së, kundrejt fitimit që varionte nga 1000 deri në 2500 euro.


Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor.

Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e DVP Durrës për goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi disamujor, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar  “Danubi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

M.Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

Pas