Aktualitet

Ndihmonte grabitësin serial që të mos kapej nga policia, në pranga 20-vjeçarja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 16/02/20 |
mapo.al

Pas arrestimit të 27 vjeçarit, Astrit Thaçi i akuzuar për kryerjen e të paktën 8 vjedhjeve me armë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në 7 ditë, në vijim në operacionit “Trajektorja”, ka përfunduar në pranga edhe një vajzë 20 vjeçare, e cila ndihmonte të riun për kryerjen e veprave kriminale. E reja me iniciale A.B, banuese në Tiranë u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit.


Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni “Trajektorja”.



Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.


Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Në vijim të operacionit “Trajektorja”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë. 

LEXO EDHE: 

Grabiti argjendarinë në Elbasan 50 m larg policisë, kapet në Tiranë autori (VIDEO)


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas