Aktualitet

“Ndihmuan në fushatën e 2016″/ Artan Hoxha: Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:17 - 28/01/20 |
mapo.al

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar në emisionin “Opinion” detaje të reja për grupin “Hajri”, i cili dyshohet se rrëmbyen dhe më pas vranë 49-vjeçarin Jak Prenga. Duke u kthyer në vitin 2016, Hoxha, zbuloi se si një ministër i qeverisë Rama, një politikan shumë i rëndërishëm dhe një nga pjestarët e grupit Hajri, kishin zhvilluar një takim ku i kërkonin për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2016.


“Në vitin 2016 kishte zgjedhje parlamentare në Shqipëri dhe ishte ne pushtet kualicioni majtë. Një oficer i misionit policor të huaj i atashuar në Shqipëri, nëpërmjet një koelgu më kërkon të pimë një kafe. Në takim u fol për kanabisin dhe për një moment papritur më nxjerr dy foto A4, të printuara dobët, dhe më thotë që gjatë regjistrimit që i kishte bërë një grupi kriminal shqiptar që po kërkohej për llogari të italianeve, ata kishin vendosur teknik në lokalin ku është bërë takimi, pra paisje përgjimi.


Dhe objekti i përgjimit të tyre ishte Altin hajri i shpallur në kërkim në tetor të 2015 dhe në 6 maj të 2016 u hoq nga kërkimi. Interpoli e hoqi nga këkimi. Ne tha e vumë paisjen tek ky lokali dhe na rezultoi se në takim ishte një nga vëllezërit Hajri, një ministër i qevrisë Rama dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm. Nga biseda e regjistruar ka dalë se takimi po bëhej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2016.


Takimi ka të bëjë me ndihmë që i është kërkuar këtij personi dhe grupit që ky kishte në zonën e Shijakut, Xhafzotaj dhe Shkallnurit ku ky ka akses që të ndihmonte këtë forcë politike në zgjedhje. Policia e Durrësit është masakruar dhe është quajtur kriminale. Policia e Durrësit është sulmuar si bandë kriminale që po përdoret politikisht nga segmente të pushtetit dhe PS për të sulmuar një forcë tjetër politike.”-tha Hoxha.



Etiketa: , ,

Pas