Në një deklaratë për mediat, ku komentoi situatën politike, presidenti Ilir Meta është pyetur edhe sa i takon zërave në media që fajësojnë Rusinë për krizën politike në vend. Meta tha se nuk duhet përdorur “ndikimi rus” për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike e kushtetuese.
Ai tha se shqiptarët janë mësuar me këto etiketime për rreziqe të jashtme për problemet e brendshme, si në vitet e diktaturës komuniste për rrëzikun anglo-amerikan.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne”, u shpreh presidenti.
LEXO EDHE:
Meta-politikës:Gjeni zgjidhje larg pazareve të ndonjë ndërkombëtari