Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndizet Botërori, sot supersfida Argjentinë-Kroaci, Franca sfidon Perunë

by mapo.al
21/06/2018
in Kryesore, Sport
0

Dita e 8-të e Botërorit sjell në skenë dy nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, pa harruar Kroacinë që nuk ka petkun e favorites por është një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm.

Sot është dita e Francës dhe Argjentinës që të dyja sëbashku numërojnë 3 Kupa Bote. Megjithatë e enjta do të hapet me duelin e Cosmos Arena në Samara mes Danimarkës dhe Australisë. Të dyja kombëtaret vinë me humor të ndryshëm në këtë sfidë edhe pse Australia pavarsisht humbjes ndaj Francës në sfidën debutuese zhvilloi një lojë shumë të mirë duke vënë në vështirësi një nga përfaqësueset më të forta në botë.



Nordikët të frymëzuar nga ylli i skuadrës Cristian Eriksen do të synojnë fitoren e dytë në grup pas asaj ndaj Perusë që do t’i kualifikonte në fazën tjetër. Ndërkohë që Australia ka si objektiv të marrë pikët e para dhe t’i bëjë një surprizë të hidhur Danimarkës. Në orën 17:00 do të jetë radha e Francës që do të sfidojë Perunë në Central Stadium në Yaketerinburg, për të mbyllur çështjen e kualifikimit.

Gjelat nuk bindën aspak në ndeshjen hapëse ndaj Australisë dhe sot do të kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e tyre të lojës. Pritet më shumë nga treshja sulmuese Dembele-Griezmann-Mbappe por edhe nga mesfushorët Pogba e Tolisso.

Te Peruja pritet ta nisë që nga fillimi ndeshjen kapiteni Paolo Guerrero, me amerikano-jugorët që do të synojnë të mos dalin pa pikë nga kjo sfidë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në mbrëmje në orën 20:00 në Ninzhy Novgorod Stadium Argjentina pas barazimit zhgënjyes me Islandën në ndeshjen hapëse do të masë forcat me rivalen më të fortë në grupin D, Kroacinë.

Për Messin i cili humbi një penallti ndaj ishullorëve por edhe për pjesën tjetër të skuadrës gabimet nuk lejohen më pasi një humbje ndaj kroatëve mund edhe t’i nxirrte jashtë Kupës së Botës, amerikano-jugorët.

Jorge Sampaoli pritet të bëjë disa ndryshime të vogla në formacion krahasuar me ndeshjen e parë, ndërkohë që Dalic është më i qetë dhe pasi dërgoi në shtëpi sulmuesin e Milanit Kalinic, është gjithashtu i sigurtë në zgjedhjet e tij. Rakitic, Modric, Perisic e Mandzukic është kjo 4-shja tek e cila varen të gjitha shpresat e ballkanasve për të bërë historinë në këtë Kupë Bote. Kroacia me një fitore sot do të kualifikohej edhe matematikisht në raundin tjetër.

Tags: ArgjentinaFrancaKroaciaPeru

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Zbulohet sekreti i Rusisë në Kupën e Botës

Zbulohet sekreti i Rusisë në Kupën e Botës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In