Aktualitet

Ndizet lufta për kualifikimin në Champions, Man United triumfon ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 17/02/20 |
mapo.al
Manchester United ka mposhtur 2-0 Chelsean në ndeshjen e javës së 26-të në Stamford Bridge. Djajtë kanë bërë një ndeshje të mirë, duke shfrytëzuar kundërsulmet dhe goditjet standarde, ndërsa The Blues kanë shpërdoruar shumë, sidomos në pjesën e parë.


Anthony Martial ka zhbllokuar rezultatin në fund të pjesës së parë duke ndryshuar komplet planet e vendasve. Harry Maguire ka shënuar golin e sigurisë në të 66-ën dhe miqtë kanë arritur të menaxhojnë pa probleme avantazhin.



Një rezultat që ndez akoma më tepër luftën për kualifikimin në Champions League teksa Man United është vetëm tre pikë më pak se Chelsea i Lampard.



Etiketa: , ,

Pas