Rajoni

Video/Operacioni policor në Mitrovicë, raportohen dy të plagosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 28/05/19 |
mapo.al

Mëngjesi i së martës ka nisur vrullshëm në Kosovë. Forcat speciale të policisë së Kosovës kanë nisur një operacion për të arrestuar policët që merren me kontrabandë dhe veprimtari kriminale.



Sipas të dhënave të para, në qendër të operacionit kanë qenë oficerët e policisë që veprojnë në veri të vendit. Mediat thonë se janë arrestuar 13 persona. Një prej tyre mendohet se është edhe komandanti i postës në Zubin Potok.


Lajmi ka bërë që të alarmohen serbët e veriut të Kosovës. Ata kanë ngritur disa barrikada, por forcat speciale kosovare i kanë kaluar ato dhe po vazhdojnë rrugën bashkë me të arrestuarit.



Pas këtij aksioni, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie për ndërhyrje, e ky urdhër vlen edhe për Forcat Speciale serbe.



Kurse kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj dhe burimet zyrtare thonë se operacioni nuk ka lidhje me vrasjet e Oliver Olivanoviç dhe Enver Zymerit.


Sipas tyre, ky është një operacion ndaj elementëve të inkriminuar.

Ndërkohë në veri ka pasur krisma armësh dhe ka raportime për dy të plagosur.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas