Aktualitet

Ndjesa e Mziut, Rama: Nuk vlen o troglodit dhe gango me kravatë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 23/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pendesës së Xhelal Mziut, pas një thirrje të bërë nga vetë ai dje, se kushdo i dyshuar për blerje votash do e priste i njëjti fat siç ndodhi me Pjerin Xhuvanin i cili u vra në Elbasan





Rama, duke ju drejtuar Mziut me termin troglodit, i përdorur për njerëzit prehistorik, thotë se ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindrakë.


Më tej, kreu i qeverisë thotë se kush vjen në pushtet duke vrarë e dhunuar, edhe pushtetin e ushtron në këtë mënyrë, ndërsa shton se populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë të armatosur për të sjellë ndryshim së prapthi, se Shqipëria nuk kthehet mbrapsht.





Statusi i Ramës 



Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!

Lexo edhe :  Qëndrimet / Rama: Fitore historike. Basha: Masakër elektorale

Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht! Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore❤️🇦🇱

LEXO EDHE: 

“Do ta pësojë si ai i Elbasanit” – Mziu procedohet penalisht për deklaratën

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas