Zhvillime surprizuese nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, teksa kanë kaluar 3 ditë nga votimet dhe ende nuk ka fitues.
Pas Georgias, surpriza e radhës ndodh në Pensilvani, shteti përcaktues i këtyre zgjedhjeve, ku kandidati demokrat Joe Biden ka përmbysur avantazhin e thellë të Donald Trump dhe ka marrë kryesimin. Aktualisht, Biden ka 49.4% të votave kundrejt 49.3% të presidentit Donald Trump, ose 5,594 vota më shumë.
Pensilvania ka 20 vota elektorale dhe e sjell Biden më pranë shpalljes së fitores. Në Pensilvani janë numëruar 95% të votave.
Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Georgias me16 vota elektorale.
Gara është shumë e ngushtë dhe Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99% e votave.
LEXO EDHE:
Biden përmbys rezultatin në Georgia, ngushton diferencën në Pensilvani