fbpx

Aktualitet

Ndodh çudia në Indi, kuti kartoni në kokë për të mos kopjuar (FOTO)





               Publikuar në : 10:05 - 21/10/19 |
mapo.al

Bhagat Pre-University College, një shkollë në Haveri, Indi, u ka kërkuar nxënësve të vendosin kuti kartoni në kokë, për t’i ndaluar nxënësit që të kopjojnë në provime.

Imazhet e nxënësve me kutitë në kokë, ku në pjesën e syve janë hapur dy vrima për t’i lejuar të shikojnë, u bënë virale në mediat sociale.

Administratori i kolegjit MB Satish tha për BBC se e solli eksperimentin në shkollë pasi dëgjoi se ishte përdorur edhe në shkolla të tjera. Ndërsa shtoi se nxënësit nuk ishin të detyruar t’i mbanin kutitë.


“Nuk ishte me detyrim. Në disa fotografi shihen nxënës që nuk mbanin në kokë kuti kartoni,”-shtoi ai. “Disa kërkuan që ta hiqnin pas 15 ose 20 minutash. Dhe ne vetë i kërkuam ta hiqnin pas një ore.”





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas