Aktualitet

Ndodh mrekullia, në Amazonë nis shiu






               Publikuar në : 11:53 - 24/08/19 |
mapo.al

Pas situatës alarmante në pyllin e Amazonës ka ndodhur mrekullia. Mediat e huaja shkruajnë se në disa zona të pyllit ka nisur shiu.


Nisja e rreshjeve ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në disa pjesë, megjithatë sipërfaqja e Amazonës është shumë e madhe.

Amazona mbahet si një nga thesaret më të pasura ekologjike të tokës.

Pylli tropikal i Amazonës është shtëpia e të paktën 10% e biodiversitetit tonë, prodhon 20% të oksigjenit në botë dhe ndihmon për të rregulluar temperaturat e të gjithë planetit.

Amazona është e rëndësishme sepse prodhon shumë oksigjen, por nëse pemët dhe bimësia shkatërrohen nuk do të ketë më mundësi të thithë kaq shumë karbon dhe të prodhojë kaq shumë oksigjen. Amazona për shkak të sipërfaqes së madhe çliron shumë ujë përmes avullimit. Nëse ne humbim një pjesë të saj do të thotë më pak avullim, më pak stabilizim të klimës tonë dhe në këmbim thatësira të mëdha.


Etiketa:

Pas