Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndodh mrekullia te “Geraldina”, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën shëndoshë e mirë

by mapo.al
24/07/2020
in Aktualitet, Shëndeti
0

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” se së shpejti nis investimi më i madh për maternitetet, për rindërtimin dhe zgjerimin e këtij spitali universitar.

24 Korrik, Tiranë– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku është hapur një pavijon i veçantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID-19, deklaroi se të gjitha masat e marra në maternitete kanë rezultuar efikase për mbrojtjen e nënave dhe bebeve nga epidemia e shkaktuar nga SARS COV2.

“Ky pavijon i veçantë, i dedikuar për rastet COVID, me staf të dedikuar është një ndër masat për përballimin e kësaj situate, edhe në maternitete, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindurve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar edhe një nënë të re, e cila, falë punës së madhe të stafit mjekësor, ka sjellë në jetë shëndoshë e mirë vajzën e saj, një prej rasteve të suksesit të rralla edhe në botë. Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë cdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjecaren nga periferia e Tiranës dhe foshnjën e saj që gëzon shëndet të plotë.

“Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”.

Duke falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur dhe kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve, Manastirliu është shprehur se në maternitetin simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milionë euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë në këtë maternitet.

“Kemi kohë që po punojmë dhe lajmi i mirë është që jemi gati për fillimin e procedurave për rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit Mbretëresha Geraldinë, një investim prej 6.4 milionë euro nga qeveria shqiptare, i programuar në buxhetin e këtij viti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë” se po vijojnë investimet për fuqizimin me aparatura të teknologjisë së lartë për terapitë intensive në të gjithë spitalet për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19 por edhe patologjitë e tjera.

Duke theksuar prioritetin për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe mbështetjen e familjeve të reja, ministrja Manastirliu ka deklaruar se në 6-mujorin e parë të këtij viti ka patur një rritje të lindjeve në maternitete, ku më shumë se 15.700 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Tags: Geraldinamrekullia

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Next Post
PD firmos koalicionin opozitar, ja partitë që do i bashkohen

Këshilli Politik/ Basha mbledh aleatët e koalicionit opozitar

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In