Në Melgushë të Shkodrës, dasmorët nuk janë mjaftuar që ta konsumojnë vetë alkoolin por e kanë ndarë dhe me dashin.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen dasmorët që kanë ngritur lart dashin dhe i japin birrë.
Shihet që dashit i kanë vendosur dhe një fjongo të kuqe në kokë.
Personi që i jep birrën nuk e largon për asnjë moment, derisa kafsha ul kokën. Të gjithë të pranishmit qeshin dhe filmojnë.