Aktualitet

Ndodh në Vlorë, i dalin para BMW-së dhe bëjnë për spital drejtuesin






               Publikuar në : 22:01 - 22/07/19 |
mapo.al

Dy persona të paidentifikuar i kanë dalë përpara duke e ndaluar një automjet tip BMW dhe kanë qëlluar me sende të forta dhe grushta drejtuesin e makinës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në Skelë në orët e mbrëmjes.


Agresorët kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar. Drejtuesi i automjetit, rreth 50 vjeç, po merr ndërkohë ndihmë mjekesore.

Ai dyshohet se është person në kërkim nga policia. Nga ana tjetër, agresorët janë larguar në drejtim të paditur.


Etiketa: , ,

Pas