Vëllezërit muzikantë, Patris dhe Robert Berisha vijojnë të jenë të përçarë dhe kjo është dëshmuar nga mungesa e këtij të fundit në ditëlindjen e djalit të Patrisit. Por pavarësisht problemeve midis tyre, Roberti nuk ka ngurruar ta urojë nipin e tij. “Gëzuar ditëlindjen Tian Patris Berisha”– ka shkruar ai në foton e postuar në rrjetin social “Instagram”, ku shihet i vëllai sëbashku me Tianin dhe të bijën.
Rikujtojmë se marrëdhënia delikate e vëllezërve kosovarë është komentuar së tepërmi për shkak të përplasjeve të vazhdueshme verbale të Robert Berishës dhe Tuna Sejdiut, e cila është partnerja e Patrisit dhe njëkohësisht edhe e ëma e Tianit.