Pergjimet kanë nxjerrë zbuluar personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, 58 prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Limit”. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.
Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” janë zbardhur transkriptet e bisedave mes personave të përfshirë në këtë grup. Në bisedën e zhvilluar midis Olger Bamllarit dhe një personi të paidentifikuar i cili ndodhet në Greqi është përdorur numri telefonik +306949055435.
Personi konfirmon se ka shkuar e ka takuar “Pinokun” dhe i ka marr “ato”. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t’ia nisë. Personi i konfirmon se do t’i nisë 3,6 që do të thotë 3600 euro.
Në vijim të përgjimeve që publikon BW, prokuroria ka transkriptuar bisedën e Olger Bamllarit, menjëherë sapo ka marrë vesh se xhaxhai i tij Genci Bamllari është arrestuar. Ai komunikon në telefon me Aleksandër Pepin, edhe ky i arrestuar në vijim të hetimeve.
Në bisedën e zhvilluar Olgeri i kërkon Aleksandrit të dalë me urgjencë, ç’ka për prokurorinë ka ngritur dyshime si person i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal. Aleksandër Pepi ishte gjithashtu i njohur me emrin (Bani) Biseda telefonike është regjistruar më 17 dhjetor 2018.
“435: E vëlla!
844:: I more o?
435: I morra. Dëgjon o?
844: he?
435: Ja dërgova edhe numrin tënd këtij se ma tha nëma numrin e Gertit
844: Po mo po se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte i vogël tha s’ishte aty tjetri tha.
435: Cfarë thotë?! He he he
844:E shiko të keqen vëllai shikjoni edhe ndonjë gjë juve car do më bëji se jam.
435: Po de.
844: Mirë
435:3.6 është. Aj.
844:Mi nis dirket. Mire?
435:Jo mo tani sa të vetë në shpi të marr ato dhe do ik. Mire?
844: Mirë. Aj
***
Bisedat e Olger Bamllarit , menjëherë sapo ka marrë vesh se xhaxhai i tij Genci Bamllari është arrestuar.
Bani: Ë mo vlla!
Olgeri: Ku je o ?
Bani: Në shpi
Olgeri: Zbrit poshtë urgjent!
Bani: Ja erdha
Olgeri: Aj
Në vijim të transkriptimeve telefonike është regjistruar edhe biseda mes Olger Bamllarit dhe Andrea Kapuranit. Andrea thotë se e kishte marrë për ta pyetur për xhaxhain por kishte marrë Lanën dhe Olgeri konfirmon se e kishin kapur.
Pak orë më vonë, në po të njëjtën ditë, Olger Bamllari komunikon me shtetasin Erion Demolli, i cili gjithashtu e pyet për xhaxhain dhe Olgeri i konfirmon se e kishin kapur. Një ditë më pas, Olger Bamllari bisedon me Vangjush Kapuranin dhe e pyet për xhaxhain.
Bamllari: Alo!
Kapurani: E mo, Geri!
Bamllari: E mo !
Kapurani: E mo unë s’dinja gjë dje mo, sot e mora vesh në mëngjes
Bamllari: Eo
Kapurani: Bo bo bo . Ndonjë spiunllëk, ndonjë kshu ëëë?
Bamllari: Po spiunllëk o, s’ka tjetër
Kapurani: Po. Po. Mirë o
Lexo edhe:
Shkatërrimi i 4 bandave kriminale, shkon në 58 numri i të arrestuarve