Nga Agim Bajrami
Ndonjëherë
Ndonjēherë më duket vetja , si një mëngjes i pa shpallur
Qē duhet të zbresē nga momenti në moment
Drita që pritet të vijē dhe ende s’ka ardhur
Me terrin bën një lojë të fshehtē
Ndonjëherē më krijohet pērshtypja se trupi im.është një godinë prej flladesh
Që dimrat sfidon me qetësi
Nē shumicēn e herēve ai ka një ngjyrē tē kaltēr
Vec s’duket aq lehtë me sy
Ndonjēherē me ngjan vetja si nje orë dashurije
Me duart si akrepa te bardhë
Rreth fushes së pritjes rrotullohen me dridhje
Ngarkuar me ankthe dhe mall
Ndonjëherë mē ngjan vetja si nje det i trazuar
Prej valësh dhe rrymash tinzare
Dhepse jam pērpjekur pēr ti qetësuar
S’ma vënë veshin fare
Ndonjēherë më ngjan vetja , se jam thjeshtë nje gjethe
Që kontaktin me tokën se pëlqen asnjehere
Ndaj ngjitet nē qiell me zogjtē e çdo vjeshte
Jo Ana
Jo Ana, ti s’duhet tē lotosh Je e vogēl akoma
Nga lotēt e tu , kjo ditē ndihet bosh
Dhe stina s’shpërndan mē aroma
Shiko si po nxihet ky qiell nga retë
Dhe dielli ndriçon si me zor
Ti je më e bukur se kjo pemē e blertë
Qē frytet i pjek ne qershor
Jo Ana , mos u vish me mërzi
Çdo lot qē derdh , mua mē vret
Dimri është herēt , për të ardhur tek ty
Dhe s’tē tregon të vērtetë
E marr me mēnd cfarē të ka ngjarë
(Ndonjë zhgënjim ,a sherr i kotë )
Por ty stë shkon gjithē kjo e qarë
Këta sy të bukur, mbushur lotë
Jo Ana , s’bēn kështu
Kjo ditē kaq lot ,nuk mund ti mbaj
Tek sytë e tu krihet nje botë
Dhe gazi yt , ēshtē krehēri i saj
Jerida Kulla
Alfabeti magjik
Dritë, ngjyra, jetë…
Tinguj, rrokje fjalë…
Fjalosur me gjuhën e zemrës…
Hapërdarë hapësirave.
Ngjeshur shkujdesur pas shirave.
Rrokullisur rrëpirave,
përpirë nga etja e dashurisë.
Aromë ndjellëse në fluturim zanash.
Magji e magjepsur në natën me hënë.
Dragonj e shtriga,
yj e ylber
mbledhur në një,
në kraterin e zemrës…
Mungesë
Më mungon si ajri zogut,
në hapërim drejt pafundësisë.
Më mungon si uji peshkut,
gjallim ëndrre për fshehtësi…
Më mungon si qumështi foshnjës,
forcim zemre, garim jete…
Më mungon…
Iliriana Koleka
Me ty në mëndje
Me ty në mëndje ndjehem varkë
Që dallgët parakalon
Kodrat e Karaburunit më vijnë qark
Me ty në mëndje ndjehem zonjë
Toka nga e cila vijmë
Fsheh në gji paranë vrastare
Me djajtë mashtrime e ujdi
Britma, lemza dhe qarje
Ndaj më lë të rri me ty
Bëhem gafore, qefallo, sardele
Si peshk me verza do marr frymë
Me ty në mëndje, me ty në deje.
Hëna
Hëna ime, e pambrojtur, pa mbështjellje, lakuriqe
Prehë e gurëve të mprehtë, që të qëllojnë në kërbishte
Meteoritë, asteroidë, ca të sheshtë, ca me majucë
Ca me cipë, ca pa cipë, s’i shkel dot as me këpucë
Hëna ime si sfungjer, me vrima të thella, të pa zëna
Po të kishe njëçikë ujë, i mbushje me peshq brënda
Po nuk ke e s’do të kesh, të avulloi si atmosfera
Si flokët e tua qiellorë, që me djallzi t’i mori era
Je ashtu siç e ke emrin, hënë si gjëmë e shkalluar
Ike, u zhduke e më le, pa shoqëri e të vetmuar.
Nikollë Loka
Pak nga pak
M’u shkëput një dhimbje, pak nga pak iku larg…
Gjysma ime, pak nga pak bëhet ti,
një këmishë për shtat, pak nga pak nuk më rri,
e humb dritën, pak nga pak njëri sy,
pak nga pak, humb fuqinë njëri krah,
pak nga pak, porta e shpirtit nuk m’u hap,
gjysma ime, pak nga pak mbeti jashtë,
pak nga ti, pak nga unë, nuk e di!
Ti ende pret
E sheh një yll që të pëlqen,
pret të ndodhë diçka si në magji,
e pret një lajm si erë të lehtë,
si borë të bardhë që shkrin në sy.
Me dit dhe net ti pret me shpresë
dhe ende mbytesh në magji,
në çdo kryqëzim një dritë e ndez,
në çdo fillim ndez një qiri.
Mendon se ylli të është fikur,
kujton diçka që s’të vjen në mendje,
po bash atëherë një lajmës i krisur,
vjen të gërvishtë në jetën tënde.
Ti ende pret me dit dhe net,
lajmësi i moçëm rrugën djerr,
kjo pritja jote parandjenjë,
laget në shi, thahet në diell.