Aktualitet

“Ndrangheta” dhe tenderi 10 mln € për ‘Nikun’ – Rama: Dokrra!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 23/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo lidhje të zyrtarëve socialistë me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.






Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, Rama tha se janë dokrra përgjimet e publikuara fillimisht në Ora News nga gazetarja Alba Kepi, ndërsa vlerësoi nisjen e hetimeve nga SPAK.


Kreu i qeverisë nuk preferoi të fliste për materialin e publikuar disa ditë më parë në media, se biznesmeni Besnik Halili ka marrë tender me vlerë 10 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse është në hetim për përgjimet e Ndrangheta-s.







“Ju thoni që është në hetim, kush është favorizuar, por këto nuk janë të përputhura me realitetin. Unë se kam për zakon të flas për emra kompanish dhe biznesesh se s’është puna apo etika e kryeministrit të përgojojë, por është gjë e mirë që SPAK është përfshirë për t’i dhënë përgjigje atyre që sipas meje, janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra të tjera, SPAK do t’i gjejë. Deri tani janë dokrra, dokrra, dokrra. Asgjë me sens”, – tha Rama.

Lexo edhe :  Rrëfehet Edi Rama: Hyra në politikë kur fillova të kem probleme me Nanon



1




Etiketa: , , ,

Pas