Shtubina ka reaguar me një status në rrjetin social “Facebook” pas intervistës së publikuar sot në “Panorama Sport” ku Mersini replikonte me akuzat e Shtubinës. Pak ditë më parë Shtubina e akuzoi Mersinin si fajtor për shumë prej golave të pësuar. Ndërsa ky i fundit replikoi duke thënë se Shtubina iku si legen nga Shkodra.
Megjithatë, futbollisti aktuali i Laçit nuk e ka lënë me kaq. Ai ka reagur me një status. “ Ika si legen por u bëra mbret, ti erdhe si mbret e ike si legen. Kjo është diferenca”, shkruan Shtubina. Ja reagimi plotë.