Aktualitet

Ndryshe nga Tahiri, Jaeld Çela nuk i shpëton burgut






               Publikuar në : 23:02 - 19/09/19 |
mapo.al

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, “shpërdorim detyre”, Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.


Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.



Edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fjator për “shpërdorim detyre”.


Etiketa: , , , ,

Pas