Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se partia e saj di t’i mbajë premtimet, e se do t’i vijë në ndihmë qytetarëve pas 25 prillit me vepra konkrete, duke ulur fillimisht taksat.
Në një takim me disa prej banorëve të Vorës, Kryemadhi tha se gjithçka është e errët për faj të kryeministrit Edi Rama, dhe se ndaj duhet një program i mirëfilltë.
“LSI është parti që di t’i mbajë premtimet, ndaj ndryshimi do të vijë nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë”, – tha Kryemadhi.
21
Etiketa: Edi Rama, LSI, Monika Kryemadhi, Video, zgjedhjet me 25 prill