Ilary Blazy është një ndër bukuroshet e famshme italiane, e cila njihet si gruaja e ish-yllit të futbollit italian, Francesco Toti dhe njëkohësisht edhe si moderatore e Grande Fratello VIP. Ajo rezervoi një surprizë shumë të këndshme për banorët e këtij e shtëpisë së Vëllait të Madh dhe gjithashtu edhe për shikuesit.
Ilary kishte bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj në puntatën e radhës, ku u shfaq krejt ndryshe nga ai që e kemi parë gjithmonë.
Konkurrentët patën mundësinë ta shihnin, pasi ajo hyri brenda në ambientin e shtëpisë gjigante për t’i përshëndetur. Edhe pse ata kishin “ngrirë”, sipas direktivave të Vëllait të Madh, dhe nuk mund të lëviznin as qepallat.
Por duhet thënë, se gruaja e Totit kishte vënë një paruke dhe dukej krejtësisht tjetër njëri me flokët e zinj.