Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtuesit në rrethe që ikin/ EMRAT








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 15/10/19 |
mapo.al

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. Me firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në drejtoritë lokale si në policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.


Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.


Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.


Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.




Etiketa: , ,

Pas