Ndryshime të reja në qeveri. Këtë herë bëhet fjalë për dy zëvendësministre. Mësohet se zv/ministrja e Drejtësisë, Teuta Voda është liruar nga detyra.
Po kështu ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta. Nuk dihet motivacioni për lirimin e zv.ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta.