Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryemisnistrit Arben Ahmetaj nga ky post si dhe nga ai i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit.
Kreu i qeverisë ka kërkuar që në postin e zëvendëskryeministrit të emërohet Belinda Balluku.
Po ashtu, në një postim në Twitter, Rama ka treguar se edhe kryenegociatori i BE-së, Zef Mazi është larguar nga detyra. Në postin që ai mbante është emëruar Majlinda Dhuka, e cila njëkohësisht do të mbajë edhe postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Postimi i plotë i Ramës në Twitter:
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.
Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.