Aktualitet

“Ndryshime të shpejta” – Njihuni me të papriturat e motit këtë fundjavë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 15/05/21 |
mapo.al

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike. Kështu parashikohen dhe këto tri ditë që vijnë






Sot moti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara.


Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.





Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.



Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.



Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme.

<
>
186470664_1170816650024339_6743279425038184060_n 186284233_1170816730024331_6865336487547243190_n 186235865_1170816820024322_2589889418183115296_n
138


Etiketa:

Pas