Kryesore

Ndryshimet Kushtetuese, KE: Keqardhje që nuk u dha më shumë kohë për konsensus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 30/07/20 |
mapo.al

Komisioni Evropian njeh ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Parlamentin e Shqipërisë për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore.


Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së, në një reagim zyrtar në Twitter, thotë se KE njeh miratimin, por shpreh keqardhjen që nuk pati kohë për konsensus me opozitën në Këshillin Politik.


KE bën apel për më shumë dialog që këto ndryshime të futen në Kodin Zgjedhor përmes dakordësisë dhe t’i jepet më shumë rëndësi bashkëpunimit, para se nismat të votohen.


REAGIMI I KOMISIONIT EVROPIAN:


Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë përgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik.

Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave.

Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.



CLOSE
CLOSE
Pas